I arrestuar për vrasje, shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Britani

I arrestuar për vrasje, shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Britani

Një kosovar i identifikuar si  Liridon Saliuka është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut në Belmarsh të Britanisë së Madhe. 29-vjeçari, i lindur në Kosovë por me një pasaportë Britanike, u gjet i vdekur në qelinë e tij në orët e para të mëngjesit të 2 janarit.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Shërbimi i Burgjeve. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: "I burgosuri HMP Belmarsh, Liridon Saliuka vdiq në paraburgim më 2 janar dhe ngushëllimet tona i shkojnë miqëve dhe familjes së tij. Ashtu si me të gjitha vdekjet në paraburgim, do të ketë një hetim të pavarur nga Ombudsmani i Burgjeve dhe Provës ”.

29 vjeçari, Liridon Saliuka, nga Harroë në veri-perëndim të Londrës, kishte qenë në paraburgim që nga vera e kaluar pasi akuzohej për vrasje me armë të  një personi në një klub në lindje të Londrës, ngjarje të cilën e kishte mohuar të ishte i përfshirë.

Ka patur debate të forta nëse Saliuka duhej të ishte klasifikuar apo jo si person me aftësi të kufizuara, pas një aksidenti me makinë dy vite më parë. Aksidenti do të linte pasoja të rënda tek 29-vjeçari. Ai madje i’u nënshtrua një operacioni  kirurgjikal intensiv në të cilin mjekët do t’I vendosnin shufra metalike në trup, duke i vështirësuar kështu ecjen dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë.

Në një raport të një kirurgu, i porositur nga avokati i tij mbrojtës, kishte arritur në përfundimin se ai duhet të konsiderohet si "me aftësi të kufizuara të përhershme".

Motra e Saliukës, Dita, tha për “The Guardian” se autopsia nuk ishte kryer ende dhe atyre u ishte thënë që mund ta shihnin viktimën më pas. Ajo tregon se ishte kujdesur shumë për të vëllain derisa ai mori veten disi pas operacionit. Dita theksoi se ishte e vendosur për pastrimin e emrit të të vëllait, çka tregon se ajpo besonte në pafajësinë e tij.

Sipas 31-vjeçares, i vëllai fillimisht u vendos në një qeli të veçantë në Belmarsh, me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një qeli standarde.

"Ata nuk e lejuan që ai të bënte një telefonatë nga dita e ngjarjes deri në ditën e Vitit të Ri kur e pashë," u shpreh 31-vjeçarja. “Vëllai im tha që njerëzit që kryenin vetëvrasje ishin të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga të tjerët që atë ditë kishte pasur një grindje. Ai ishte duke u ngacmuar.

Unë telefonova hërë pas here burgun  për të ngritur shqetësime për paaftësinë e tij, por askush nuk më ktheu përgjigje. Ai u zhvendos në natën e Vitit të Ri dhe tha se kishte fjetur në dysheme sepse dyshekët ishin aq të pakëndshëm. Ai ishte në paraburgim. Tani vëllai im kurrë nuk do të jetë në gjendje ta pastrojë emrin e tij në gjyq”, ka vijuar më tej Dita Saliuka gjatë intervistës së saj për “The Guardian”.

Mbrojtja ligjore e Saliukës u bë nga Shoqata Britanike e Vullnetarëve JENG(Joint Enterprise Not Guilty). Gloria Morrison, një zëdhënëse e organizatës, tha: "Një i ri ka humbur jetën dhe ne nuk e dimë pse."

"Vdekja e Liridon është një shqetësim të madh dhe duhet hetuar plotësishtë.  Familjes së tij duhet t'i lejohet të marrë pjesë në mënyrë të konsiderueshme në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij ", është shprehur Selen Cavcav, punonjëse e shërbimeve sociale të Inquest.

Liridon Saliuka ishte i burgosuri i tretë që vdiq në Belmarsh brenda vitit të kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet