I arrestuari me 64 mijë euro
do blinte drogë në Lazarat

I arrestuari me 64 mijë euro<br />do blinte drogë në Lazarat
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës, parandalon blerjen e sasisë narkotike në Lazarat, që në origjinë. Një blerës narkotik nga Vlora, është ndalur në momentin fillestar nga uniformat blu, teksa po udhëtonte drejt Lazaratit.

Sasia e eurove të sekuestruara, kapte shifrën e 69.400 eurove ndërkohë që nuk dihet se nga kush do të blihej malli narkotik.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e të mërkurës duke u gdhirë e enjte në aksin nacional Gjrokastër-Tepelenë teksa Policia e Gjirokastrës përmes informacioneve në terren, siguroi se K.S. 32 vjec nga Vlora, do të shkonte në Lazarat, pikërisht për të dorëzuar këtë sasi eurosh, si dhe mjetin e tij tip fuoristradë, kundrejt tërheqjes së mallit narkotik.

Ndalimi i rrugëtimit të mjetit me gati 70 mijë euro në bord, është kryer në Urën e Subashit, në afërsi të kufirit administrativ mes Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Policia ka kërkuar spegime nga 32 vjecari vlonjat drejtuesi i mjetit, për origjinën e eurove dhe deklarimit të tyre, ndërkohë që në një mungesë alibie të qëndrueshme, uniformat blu, kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, 32 vjecarin i cili i është nënshtruar seancave pyetësore.

Burimet policore, konfirmojnë se është proceduar penalisht në gjendje të lirë vlonjati për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Nga ana e vet Policia e Gjirokastrës, nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme për këtë ngjarje për shkak të hetimit, mirëpo burime konfidenciale nga ky organ, kanë vlerësuar se sasia e eurove, do të shërbente për blerjen e një ngarkese të konsiderueshme marijuane në fshatin rebel e tok me to, do të lihej edhe fuoristrada BMW X5 e cila në tregun e sotëm, vlen mbi 5 milionë.

Si rjedhojë, Sektori për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ka sekuestruar sasinë e eurove dhe fuoristradën në cilësinë e provave materiale, ndërkohë që 32 vjecari vlonjat po hetohet në gjendje të lirë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim