I arrestuari në Tiranë për drogë
djali i shefit të policisë kufitare

I arrestuari në Tiranë për drogë <br />djali i shefit të policisë kufitare
TIRANE - Një ndër të rinjtë e vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi iu sekuestrua një sasi prej 45 kg marijuanë, është djali i shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Sopikut në Gjirokastër.

Burime zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se 19 vjeçari, Kristi Kanina, është djali i Ediat Kaninës me detyrë shef i Policisë Kufitare në Sopik.

Kristi Kanina u arrestua mbrëmjen e djeshme së bashku me 21 vjeçarin, Sajmir Laci, nga Kukësi, në kuadër të operacionit të koduar “Don’t Park” në zonënë e Unazës së Re, ku u bllokuan 45 kg marijuanë

Ky aksion antidrogë ishte vijim i aksionit që nisi mëngjesin e djeshëm në kryeqytet, ku u sekuestrua një sasi prej 35 kg hashash në një automjet. Makina u ndalua tek zona e njohur si “Fresku”.

Lënda narkotike u gjet në automjetin e tipit Renault, me targë AA 914 EM, në afërsi të Institutit të Kërkimeve Veterinare, me të cilin udhëtonin shtetasit Elis Toçi, 21 vjeç,

Agim Hoçia, 56 vjeç dhe Flogert Duka, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët janë vënë në pranga.

Dy aksionet e policisë së Tiranë e kanë çuar në 80 kg sasinë e marijuanës së bllokuar në kryeqytet që sipas policisë ka si origjinë Lazaratin, ndërsa ishte destinuar për tregun e brendshëm në kryeqytet.
(jd/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret