Ibrahim Didani, 70 vjeç,  i cili punonte si kambist është grabitur pasditen e së sotme në Sarandë. 70-vjeçarit i është bërë pritë në hyrjen e palllatiti nga një person, në momentin sapo ka tentuar të hyjë në ashensor për të shkuar në banesën e tij. Autori e ka shtyrë dhe gjuajtur, më pas i ka grabitur atij shumën prej 500 mijë lekësh të rinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të Sarandës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat. Për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit,  policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë rreth zonës.

Pas ngjarjes vetë kambisti shprehet se për ta grabitur pranë ashensorit ishte vetëm një person, ndërsa shprehet se të tjerët i kanë thënë se jashtë e prisnin edhe dy të tjerë, mes tyre një vajzë.

"Në ashensor që më priste ishte vetëm një, ndërsa thonë se ishte jahte 2 mes tyre një vajzë", tha kambisit pas ngjarjes.

Ashensori ku grabitës i bëri pritë kambistit

Policia në vendin ku ndodhi ngjarja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Ja kush është kambisti i grabitur në Saranda në hyrje të pallatit të tij

1620416396_107df3a30fd84e92ab8775ad2e05d4ef.jpg

Ibrahim Didani, 70 vjeç, është kambisti i cili u grabit nga një person në hyrje të pallatit të tij. Report tv ka siguruar foton e tij.

Ora 21:35
U grabit në hyrje të pallatit në Sarandë, flet kambisti: Në ashensor ishte njëri prej tyre, jashtë e prisnin dy të tjerë, mes tyre një vajzë

Kambisti i identifikuar si Ibrahim Didani, 70 vjeç, ra pre pasditen e sotme e një grabitje ku i morën 500 mijë lekë të reja. Ai shprehet se për ta grabitur pranë ashensorit ishte vetëm një person, ndërsa shprehet se i kanë thënë  se jashtë e prisnin edhe dy të tjerë, mes tyre një vajzë.

"Në ashensor që më priste ishte vetëm një, ndërsa thonë se ishte jahte 2 mes tyre një vajzë", tha kambisit pas ngjarjes.