Xum Allushi ka rigjetur dashurinë. Ish-banori i Big Brother VIP Albania ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shihet krah vajzës që i ka marrë zemrën.
Ai nuk e ka publikuar identitetin e saj, pasi ia ka mbuluar fytyrën, por shkrimi shoqërues në foto duket se e përshkruan më së miri këtë fazë të jetës.
“I bekuar”, shkruan Xumi, por gjithçka tjetër e ka lënë në mister.
Edhe pse ai ndan mjaft postime në rrjetet sociale, mbetet i rezervuar për jetën personale.

Komento
Komente


