Modelja Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare e cila prej thuajse një viti është duke zhvilluar karrierën e saj në SHBA.
Së fundmi ajo po përflitet për një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga babai i djalit të saj.
Ditën e djeshme modelja ka publikuar një foto me modelin Pavllo për të ciln po përflitet se është i dashuri i saj, duke e shgoqëruar me një shkrim:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Pavllo im”- ka shkruar Adrola me dashuri.
Pas këtij postimi nuk kanë reshtur komentet e fansave të cilët kanë shkruajtur komente mjaft pozitive duke i uruar për lidhjen e tyre, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Adrolës lidhur me këto komente.
Modelja e njohur ka ndryshuar menjëherë përshkrimin e fotos dhe ka shkruar:
“Pavllo im...miq deri në fund”- duke na lënë pë të nënkuptuar kështu se mes tyre nuk ka asnjë lidhje, por ata janë thjeshtë miq.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)