I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!

Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA, është në prag të lirimit nga burgu për shkak se koha e vuajtjes së dënimit është drejt përfundimit. Ismailaj u arrestua 7 vite më parë, në 12 maj të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, e cila po e hetonte që nga viti 2014 për pastrim parash dhe mashtrim.

I konsideruar si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj u dënua nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg, më shumë se dy vite pas arrestimit, konkretisht në tetor të vitit 2017, për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Në maj të vitit 2018, Gjykata Apelit të Tiranës la lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA. Në maj të vitit 2021, Gjykata e Lartë i rrëzoi Ismailaj për të hequr sekuestron mbi 5 milionë euro të konfiskuara, produkt i aferës CEZ-DIA.

Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vite e 6 muaj, që llogariten 3 vite e 9 muaj. Nga tetori i 2017 deri në mes të muajit gusht 2022, Ismailaj vuajtur edhe 4 vite e 10 muaj burg, në total 8 vite e 7 muaj. Por, për çdo vit burg, Kastriot Ismailaj ka pasur mundësi për të përfituar ulje dënimi deri në 90 ditë, në total rreth dy vite. Sipas përllogaritjeve, Kastriot Ismailaj pritet të dalë nga burgu në fillim të kësaj vjeshte.

Dëshmi dhe dokumente të zbuluara pas arrestimit, kanë konfirmuar se Kastriot Ismailaj ishte thjeshtë një zbatues i skemës së vjedhjes mes CEZ dhe kompanisë DIA me mbledhjen e borxheve të CEZ, dhe se pas tij qëndronte Ilir Meta.

Dhe siç ka ndodhur gjatë tre dekadave të pluralizmit, që për çdo skandal janë ndëshkuar vetëm zbatuesit dhe jo orkestruesit, edhe për aferën CEZ-DIA hetimet përfshinë vetëm Kastriot Ismailaj, duke mos u theluar në gjurmët e personit që fshihej pas tij.

A do të rrëfehet Kastriot Ismailaj para SPAK, për të vërtetën e plotë të aferës CEZ-DIA, pas daljes nga burgu apo do të pajtohet me ndëshkimin e tij dhe të respektojë kodin e heshtjes?

A do të flasë Kastriot Ismailaj për raportet e ngushta me Ilir Metën siç edhe rrëfeu bashkëshortja e tij në Vjenë, Vojsava Ismailaj, e cila u kërcënuar më pas?

A lidhet humbja e qetësisë nga Ilir Meta me lirimin e pritshëm nga burgu të Kastriot Ismailaj?

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ.

Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.

Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara.

Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë.

Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë.

Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 18/08/2022 10:21

    Hajdutet e CEZ e vodhen dhe kete popull duke mbi faturuar faturat e energjise elekrike duhet denim maksimal per keta hajdut qe vjedhin

    Përgjigju
  • Xhixho dashnorja Likes: 18/08/2022 08:10

    Flitet çdo dite me urrejtje dhe përcmim ne popull per Like IM, dhe fakti qe ku funderrine nuk denohet kompromenton rende te gjitha institucionet si bashkepunetorw per ruajtjen e kesaj statukuoje te ndryre te ish sigurimsave... I vetmi referendum qe duhet te keroj partia familjare e Like hajdutit eshte se si mendon dhe cfare kerkon populli so denim per te dhe partine e tij te lirise per te vjedhur.. dhe te pres I qetë rezultatin...

    Përgjigju
  • Codice: 17/08/2022 21:26

    LIGJI I OMERTA ,AS MOS PRISNI ASGJE NGA ISMAILAJ.

    Përgjigju
  • Juristi: 17/08/2022 21:21

    Pendesat do fillojne kur te denuarit do ti duhet te kaloj ne burg mbi 10 vjet. Me keto denime qesharake qe denohen keta mos prisni te penduar.

    Përgjigju
    • Pjeter: 17/08/2022 22:32

      Ne fakt,do te kishte vullnetare pa fund qe te benin 6-7 vjet burg per miliona euro.E ke thene fiks,denime qesharake.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë