Pak ditë më parë Xhemal Goga 25 vjeç, ndërroi jetë nga një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pasi humbi kontrollin e ‘Jeep’-it me të cilin po udhëtonte duke kaluar trafikndarësen. Largimi nga jeta i 25-vjeçarit nga Kruja tronditi familjen, miqtë dhe të afërmit, ndërsa babai Artan Goga ka një mesazh për të gjithë të rinjtë. Ai thotë se cdo drejtues mjeti të tregojë kujdes dhe shumë qetësi, pasi një gabim i momentit, mund të jetë gabimi i fundit, që lë pas dhimbje dhe lot!
I ati shprehet se ‘Xhemali ose Xhemi siç e thërrisnin të afërmit e tij, njihej si një djalë energjik dhe plot pasion për të jetuar dhe ndjerë i lirë. Ndjekës i sporteve të aventurës, thuajse çdo fundjavë praktikonte hedhjen me parashutë, ngjitje nëpër male, zhytje në det, një eksplorues i vërtet i natyrës. Por, shpirti i tij i lirë u ndal e u nda nga kjo jetë në moshën më të bukur’ tha ai.