TIRANË-Një aksident i trefishtë ka ndodhur rreth orës 19:00 në autostradë, në segmentin Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar. Nga aksidenti një 23-vjeçar humbi jetën, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në spital jashtë rrezikut për jetën. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.
Në aksident u përfshinë tre automjete, një “Benz”, një “Jeep” dhe një “Pegueot”. Makina tip ‘Jeep’ ku po udhëtonte i riu që humbi jetën ka humbur kontrollin në autostradë dhe nga shpejtësia ka ‘fluturuar’ mbi trafikndarëse duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës.
Ndërkohë në momentin që ‘Jeep’-i kaloi trafikndarësen u përfshinë në aksident edhe dy makinat e tjera, “Benz”-i dhe “Pegueot”, që ishin duke lëvizur normalisht në drejtimin e tyre. Nga kontakti i fortë, makina tip “Pegueot” doli nga rruga, ndërsa ‘Benz’-i pësoi dëmtime të shumta.
Përpos 23-vjeçarit që ndërroi jetë i plagosur mbeti edhe një tjetër person, që ishte te ‘Benz’-i, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. I riu që humbi jetën dyshohet se ishte duke folur në telefon duke humbur kontrollin e mjetit. Ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.
Komente










Bilanc lufte, për policinë janë thjesht statistika...ruani veten o njerëz...mos shkoni si qeni në rrush. Thirrini mendjes jeta është gjëja më e shtrenjtë mos e shisni për fraksion sekondi adrenaline.
Përgjigju