Eshtrat e zhdukura/ I biri i ish drejtorit italian të Bankës së Vlorës, apel shtetit shqiptar: Do t'i drejtohem Strasburgut!

Eshtrat e zhdukura/ I biri i ish drejtorit italian të Bankës së Vlorës, apel shtetit shqiptar: Do t'i drejtohem Strasburgut!

Kalvari i italianit Aldo Renato Terrusi për gjetjen e eshtrave të babait Giuseppe Terrusi, që vdiq dhe u burgos në vitin 1952 në Burrel, nuk po merr fund. Pas shumë udhëtimeve në Shqipëri, që pas rënies së diktaturës, pas shumë premtimeve të disa deputetëve dhe shoqatave për mundësinë e gjetjes së varrit të Giuseppe Terrusit, i biri Aldo ka humbur shpresat.

I dëshpëruar për disfatën në një status të tijin në Facebook, Aldo Terrusi i drejtohet me një notë proteste shtetit shqiptar, ku ka theksuar se nëse nuk gjenden eshtrat e babait, ai do të përdorë kartën e fundit dhe do t’i drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

Ja deklarata e Aldo Terrusit:

“Të dashur miq, mes jush dhe politikanë të persekutuar si babai im, Xhuzepe Terrusi, i vdekur në Burrel (i pafajshëm) pas shtatë vjet burg të rëndë, u varros në të njëjtin vend, ku u burgos në vitin 1952, se qeveria shqiptare nuk ishte në gjendje t'ia kthente trupin e tij në familje. Pse? Që nga viti 1993, kur u ktheva për herë të parë në Shqipëri kam kërkuar eshtrat e babait tim, por Shqipëria nuk do të përgjigjet!

Kaq shumë fjalë, kaq shumë projekte, kërkesa për të hyrë në Europë, për të shkuar si një komb demokratik drejt këtyre vendeve, por brenda saj Shqipëria ende vuan nga fantazmat e së kaluarës, duke mohuar të vërtetën historike dhe duke mbuluar sekretet e saj. Unë do t’ju kujtoj se pa të kaluarën nuk ka të ardhme dhe Shqipëria, në qoftë se do të hyjë në Europë, duhet të tregojë se është e lidhur, jo vetëm me fjalë, por gjithashtu me fakte me shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

Asnjë vend në BE nuk do t’ia kishte mohuar eshtrat e një të vdekuri familjeve të tyre! Kjo është Shqipëria!

Të dashur miq, në qoftë se shteti shqiptar vazhdon në indiferencën e tij për shkak të konfliktit politik, burokracisë dhe dështimit diplomatik, hapi tjetër imi do të jetë drejt Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut; Dokumenti që Shqipëria, si shumë vende ka nënshkruar, por qartazi nuk respekton.”

Këto janë fjalët e mbushura me revoltë të Aldo Terrusit, i cili një vit më parë u bëri edhe një letër të hapur ambasadave tona, ku kërkonte ndihmën e qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për të gjetur eshtrat e të atit Xhuzepe Terrusi, ish-drejtues i disa bankave në Shqipëri në vitet ’30-’40, i cili vdiq në burgun famëkeq të Burrelit.

Drama e familjes italiane në fillimet e dikaturës komuniste në Shqipëri është bërë publike edhe me botimin në shqip të librit me kujtime “Rikthim në vendin e shqiponjave”. Renato Terrusi shrehet se babai i tij është kretësisht i pafajshëm. Burgosjen e tij në burgun e Burrelit Aldo Terrusi e quan si një histori hakmarrjeje të diktatorit Enver Hoxha ndaj nënës së tij Aurelia, e cila refuzoi dashurinë e diktatorit, dhe zgjodhi të martohej me italianin Xhuzepe Terrusi. Ky i fundit u burgos dhe vdiq në rrethana disi të dyshimta.

Aldo Terrusi ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993, për të zbuluar historinë dhe varrin e babait që nuk e njohu kurrë. Ai pak nga pak në këto 25 vjet zbuloi historinë e të atit në Shqipëri, por ende sot vazhdon të kërkojë një varr, një shenjë nga babai i tij, Giuseppe Terrusi që e humbi nga sytë që kur ishte 5 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 06/04/2018 10:14

    na can faullen pse mer kaco sot i do ti pse nyl erdhe mbas vitit 1991 mer peca di merda yi sk**a tua sorrela in k**.

    Përgjigju
  • Petraqi: 06/04/2018 08:31

    Mos i ka marre Gjenerali i ushtrise se vdekur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë