Gazetari Ilir Kadia, i ati i Besart Kadisë ka reaguar për postin që ka marrë së fundmi djali i tij në qeverinë e Ramës si zv.ministër i Financave.

Ai shkruan se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.

Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre!  Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua!  Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai referuar të gjithë kritikave ndaj të birit i cili njëkohësisht mbante edhe funksionin si sekretar në Partinë Demokratike.

Veç të tjerash, mjaft komentues në rrjetet sociale i kujtuan Ilir Kadias edhe postin që ka mbajtur si këshilltar i ish- kryeministrit Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij në mandatin e dytë si dhe të gjithë oponencën që ka bërë gjatë qeverisë “Rama” vitet e fundit. / Tema