Hamza Zalli u shpreh se djali i tij ka nevojë për një psikolog, mundësinë për të takuar vajzat dhe një punë, por shteti nuk e ndihmon.
Ai paralajmëroi se nëse nuk vendos shteti dorë herën e tretë ai mund të vrasë veten, pas dy tentativa të para, hipja në vinç dhe tentativa sot për vetëdjegie.
Intervista e babait të Saimir Zallit
Djali juaj tentoi që të vetëdigjet sot...
Jam me probleme shëndetësore, jam invalid. Ai psikolog nuk ka, nuk ka përkrahje nga shteti. Ku të ankohesh? Shteti nuk funksionon, kur Ruçi i pret fjalën një femre ku të ankohesh? Prandaj ai u vetëflijua.
Cfarë e ka detyruar djalin tuaj të shkojë në këtë gjendje?
Vetëm, se nuk e lënë me takuar dy vajzat.
I jeni drejtuar instancave, cilat hapa keni ndjekur?
Unë nuk jam drejtuar askujt, pasi duan para. Unë me gruan jemi me ilaçe
Po bashkia?
Jo nuk kam shkuar, ku të shkoj, ku të ankohesh?
Po Saimiri a punon?
Jo! Është pa punë
A keni një thirrje për asistencë apo një vend pune?
Me e ndihmuar një psikolog, një vend pune dhe me e lënë me takuar fëmijët. Ka qenë në datë 3 tetor që ka shkuar dhe nuk e lënë me takuar fëmijët.
Ka një proces divorci?
Gruan e ka të parazliuar. E ka në dorë ish-vjehrra e tij...
A keni kërkuar ndihmën e policisë?
Ai e ka me vendim gjykate, kur e vendos dhe cakton. Ai i ka fëmijët e tij. Nëse do shteti i siguron një punë dhe një psikolog. Ku të ankohesh, Ruçi i ndërpreu fjalën Vokshit, Gjynah! Femra është e shenjtë...
A keni komunikim me Saimirin, a keni frikë se mos e përsërisë?
Nëse nuk vendos shteti dorë ai e bën. Dy herë ishte e diktuar, por hera e tretë do të jetë e vërtetë, te jesh e bindur. Nëse e ndihmoni ju dhe Zoti, askush tjetër....
Hamza Zalli

Saimir Zalli
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











