TIRANE-I bllokojnë profilin në rrjetin social Facebook, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani reagon duke hedhur dyshime se bllokimi i faqes ka ardhur për ti bllokuar atij të drejtën e fjalës.

Katjushkat e fjalës së lirë i kanë shkruar Facebook për të më bllokuar kominikimin aty! O njerëz nuk i bllokohet fjala askujt sot!”, ishte reagimi që Manjani bëri nëpërmjet Twitter-it.
Pak orë pasi shprehu shqetësimin, Manjani rimori faqen. Ai shpjegoi se disa persona i kishin bërë kërkesë Facebook që ti bllokonin profilin që ai zotëron në këtë rrjet social.
"Përshëndetje,
Sapo u rivendos lidhja me këtë faqe!
Pas një bllokimi të beftë të faqes, shërbimi qendror i Facebook, na mundësoi ri-lidhjen!
Deaktivizimi i llogarisë në Facebook erdhi si rezultat i disa kërkesave të dërguara për bllokim.
Sidoqoftë, të gjithë ata që duan të komunikojnë me mua tashmë jemi rilidhur!
Ditë të mbarë
!"

Këto zhvillime erdhën pasi një ditë më parë në Facebook në shënimin e tij të fundit, Manjani sqaroi disa fakte mbi dosjen hetimore të Klement Balilit të ardhur nga autoritetet greke në Shqipëri.

(d.b/Shqiptarja.com)