I bllokojnë të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, vajza ka një mbiemër ‘ofendues’

I bllokojnë të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, vajza ka një mbiemër ‘ofendues’

Natalie Weiner

Mund t’ju duket vërtet e habitshme por ndonjëherë teknologjia tregohet vërtet kokëfortë. Në momentin që ke të bësh me një robot, ai merr vetëm komanda dhe nuk logjikon. Kështu që  një vajzë ka marrë njoftimin se është bllokuar nga krijimi i llogarive në internet për shkak të mbiemrit të saj ofendues.

"Mirror" shkruan se ajo quhet Natalie Weiner dhe Weiner është një fjalë që i referohet mbledhjes së organit gjenital të mashkullit, një penisi. Natalie e postoi në Twitter këtë problem dhe shumë persona e suportuan. Postimi  i saj ka mbledhur më shumë se 21 mijë pëlqime dhe ajo në fakt nuk është e vetmja që e ka pasur këtë problem.

Foto e publikuar nga Natalie

Shumë komentues reaguan se për shkak të emrave apo mbiemrave të tyre kishin hasur të njëjtat vështirësi. Disa nga njerëzit me emrat “me dy kuptime” që i komentuan ishin: Philip Sporn, Matt Cummings, Mike Dickman, Kyle Medick, Stewart Biggie, Brian Wankum.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë