Minatori i bllokuar prej 5 ditësh në galeri, operacioni i dështuar, pak shpresë për t'u nxjerrë i gjallë! Krybashkiaku Alla refuzoi të flasë për ditë me rradhë, sot 'qan' në 'facebook'

Minatori i bllokuar prej 5 ditësh në galeri, operacioni i dështuar, pak shpresë për t'u nxjerrë i gjallë! Krybashkiaku Alla refuzoi të flasë për ditë me rradhë, sot 'qan' në 'facebook'

Minatori Muharrem Plaku

DIBËR- Teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku shuhen gjithnjë e më shumë. Sot është dita e pestë nën errësirën dhe lagështinë e minierës së Bulqizës, për 60-vjeçarin, i cili u bllokua pas një shembjeje shkëmbore të mërkurën e kësaj jave.

Prej 5 ditësh operacioni i kërkimit për nxjerrjen e trupit të minatorit të varrosur për së gjalli, ka dështuar, ndërsa kryetari i bashkisë Lefter Alla ka refuzuar për ditë me rradhë të sqarojë situatën dhe gjendjen e krijuar, por sot kujtohet të shkrujë në rrjete sociale ku duket se qan me lot krokodili. Përmes një postimi në rrjete sociale Alla "lutet" që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë.

Por sa janë mundësitë që ai të jetë gjallë pas 5 ditësh i mbuluar me gurë dhe minerale në galeri?  Pse Alla nuk u përgjigj për ditë me rradhë dhe pse nuk reagoi më parë për të vënë në lëvizje forcat e shpëtimit? A ka vlerë një reagim i tij i vonuar në rrjete sociale, kur minatori është prej 5 ditësh në minierë?

Kujtojmë se puna e ekipeve është e pandalshme por me ritme të ngadalta për shkak se vijojnë të bien minerale. Ngjarja e rëndë është regjistruar më 15 shtator, ku 60-vjeçari me profesion teknik ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Në të njëjtën kohë me minatorin e bllokuar ishin duke punuar edhe 5 te tjerë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta.

 

 

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/09/2021 22:02

    Sido qe te jete fati i ketij minatori,kjo galeri duhet mbyllur me pas,shteti duhet te nderhyje sepse shembjet vazhdojne dhe nje ngjarje e tille mund te perseritet.Pavaresisht se aty te drejtat e germimit i ka privati,shteti duhet te nderhyje patjeter,qe te mos lejoje nje abuzim te mundshem.Kjo galeri duhet mbyllur pergjithemone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani