Nga amnistia penale kanë përfituar 101 të burgosur në Reç.

Sapo doli nga burgu i Reçit, Igli Muhameti falënderoi Zotin për këtë moment dhe tha se vuajtja e dënimit ishte një përvojë e vështirë, por ka nxjerrë mësime.

“Jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë, më ka bërë mirë. Në Shqipëri nuk rrihet. Kam 3 fëmijë dhe s’më takon të bëj kaq burg sa kam bërë se dola përdorues. Duhet ndonjëherë të bësh, por sa më pak. Ka shumë njerëz të pafajshëm brenda”, u shpreh Muhameti.

Ilir Shkafja, i cili ka përfituar vetëm 11 ditë nga amnistia, pati rezerva për këtë periudhë.

“Periudhë shumë e keqe. Ushqim katastrofë, as derrat nuk i hanë. Kushtet nuk janë siç thotë Edi Rama”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero