Prezantohet projekti i urës 9 mln euro që lidh Velipojën me Ulqinin, gati për 18 muaj! Rama: Fryt i Ballkanit të Hapur! Abazoviç: Të ecim shpejt, mos të nxjerrim ndërlikime

TIRANË- Një urë që pritet të përfundojë për 18 muaj do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit. Sot në takimin e përbashkët mes kryeminsitrit Edi Rama dhe homologut të tij malazez, Dritan Abazoviç u prezantua edhe projekti i përbashkët, ku u bë me dije se do të kushtojë 9 mln euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajve. 

“Me projektin e urës se re do të kemi një distancë të shkurtuar 73 herë midis 2 vendeve. Ura do jetë 310 m me 3 harqe, është e kategorisë C1 do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve, ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur Lumi Bunë do të jetë i hapur për mjetet lundruese, jemi në fazën e përgatitjes. Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, dhe mund të përfundojë brenda 18 muaj, do kushtojë 9 mln euro”, tha kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Me batuta, kryeministri Edi Rama tha se nuk duhet të grinden se e kujt ishte ideja më e mirë, duke theksuar se ky është një shembull konkret se si funksionon Ballkani i Hapur.

“Ekipi ka punuar për alternativa të ndryshme, do sjellim projektin, njerëzit do të bëjnë një vlerësim të buxhetit, dhe kjo është diçka e mirë se nga ana juaj pala tjetër do të bëjë oponencën, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i kanë paratë, ata mund të transferojnë paratë pa kufizimin e rregullave buxhetore, le ta bëjmë pa humbur kohë. Po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin-Velipojë që do e bëjë rrugën nga Ulqini deri në Shëngjin shumë të shkurtër, zhvillim po, por edhe shumë komunikim që do të përmirësohet përmes kësaj, qytetarët të vijnë lehtësisht, jam shumë mirënjohës se ky është vizioni juaj, nxitja juaj ndaj, s’kemi pse zihemi ku ishte ideja, kjo është fryma e Ballkanit të Hapur, pres që t’ju vizitoj në Malin e Zi brenda korrikut dhe në gusht t’ju sjellim projektin”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Abazoviç tha kjo urë do të japë shumë efekte pozitive në marrëdhënien mes 2 vendeve. Abazoviç tha se projekti nuk duhet të zvarritet në mënyrë të tillë që të nisë në shtator zbatimi i projektit.

“Do e lehtësojë shumë qasjen e turistëve, kjo është mënyra se si do të zgjidhim trafikun pranë Shkodrës, duke qenë se një pjesë kamionëve do të kalojnë nga kjo urë, është shumë e thjeshtë dhe irracionale që nuk është bërë më parë se nuk është e vështirë për t’u bërë, do kemi efekte shumë pozitive në të dyja anët dhe ndërlidhsmëria e dy vendeve do jetë më e madhe, ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur, por në një fazë të re se si i kuptojmë marrëdhëniet, se nuk do të përdoret vetëm nga Mali i Zi apo Shqipëria, por edhe nga të gjithë qytetarët që do vijnë te ne", tha Abazoviç.

Ura, pritet të krijojë lehtësi jo vetëm për shqiptarët e malazezët, por edhe për turistët që do të vizitojnë dy vendet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani ST: 09/06/2022 07:31

    Veper e nivelit te jashtezakonshem bravo dy qeverive????

    Përgjigju
  • Pensionisti: 08/06/2022 22:41

    A e di zoti kryeminister sa e ke minimumin jetik te shqiptareve pastaj bej projekte dhe nderto ura tunele rruge aeroporte hidh edhe satelitet ne orbite qe akoma nuk po i shohim.

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/06/2022 21:47

    Si ore horr kruka… po a qdo gjë e mirë shqiptare do vie nga serbia e madhe o tradhtar i verbuar qofsh

    Përgjigju
  • ilia: 08/06/2022 21:05

    PROJEKTE si ai I portit durresit te JAHTEVE nga ai alabari .....ku eshte porti o rama,,the se do fillonte ne mars,,,po teatrin kombetar ne tirane,,,,the se I kishe gjetur parate....

    Përgjigju
    • Une: 09/06/2022 20:10

      Mos harro edhe projektin e satelitit Shqiptar ne orbite. Edhe ai projekt ishte i modh.

  • Paul: 08/06/2022 21:01

    VETEM PROJEKTE DHE LLAFE,,,, ASNJE PUNE,,,,RRUGET I KEMI MISERJE FARE ,,,PSH..TIRANE-SHKODER.....,,etj....

    Përgjigju
  • Ura me Italine: 08/06/2022 20:58

    Thuhet për një ure “Vlore -Otranto “ afer Lecces në Itali a eshte e vërtetë apo do bëhet vetëm tuneli? Ky projekt I “open ballkan imagination” pra projekt i ures shqiperi Itali ku do kalojne miliarda ton mallra në vit nga kamionat dhe nga mjetet e tjera e hap shqiperine drejt BE DHE NJË SHTETI NË G40 shume shpejt !

    Përgjigju
    • Vvsu: 09/06/2022 20:12

      S’kemi nevoje per tunel afer lecces se vrima e edvin charit dhe tuneli qe ka nga pas i ze te gjitha.

  • Publicitet: 08/06/2022 20:56

    Ore nga e thena në të bere …ka kater vite ky projekt !

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 08/06/2022 20:53

    Mali Zi per pak falimentoi si shtet nga kredia 1miliard euro qe i kishte borxh kinezeve per rrugen Bar-Beograd ky thote do ndertoje ure 9mld euro. Dopio pite me mish tlt

    Përgjigju
    • Vsbsj: 09/06/2022 20:12

      Per pak falimentoi se nuk i bene telefono edvin charit. Ja u zgjidh puna.

  • Era: 08/06/2022 20:22

    Fale juah po behen vetem pune serioze dhe qe jane pozitive per zhvillimin e vendit.Bravo ju qofte sepse po e merni cdo projekt seriozisht.Nje qeveri si e juaja na eshte dashur qe ne fillim.Suksese ne cdo projekt.

    Përgjigju
  • Astrit: 08/06/2022 20:13

    Projekt dinjitoz dhe shum fitimprures qe shkurton shume kete rruge

    Përgjigju
    • Dinjitozi: 09/06/2022 20:14

      Dinjitoz ishte edhe projekti i satelitit, inceneratoreve, i spakut, i reformes ne drejtesi, i osshe-se, i OFL megjithese kjo e fundit me duket e ka ndryshuar emrin nga Operacioni Forca e ligjit ne Operacioni forca e leshit. Hahahaha!

  • Megan: 08/06/2022 19:38

    Nje lloj projekti qe nevojitet patjeter per ecurine e Shqiperise drejt BE. Pergezime z. Kryeminister per punen e bere.

    Përgjigju
  • Beni: 08/06/2022 19:36

    12 sufllaqe

    Përgjigju
    • @partia: 08/06/2022 20:59

      Po nese nuk e ka fajin lufta, atehere pse po arrin cmimi rekord ne gjithe europen?

    • Partia: 08/06/2022 20:20

      Pyeti per naftën, do të thonë e ka fajin lufta ose Saliu.

  • Regi: 08/06/2022 19:03

    Projekt shum i nevojshem i cili do e coje vendin perpara.Kjo ure do te jete nje shkurtim goxha me vlere qe do te lidh dy vende me njera tjetren

    Përgjigju
    • Totti: 08/06/2022 22:00

      Bravooooooo, hec aty!!!!!!!!

  • Bledi: 08/06/2022 19:03

    Kjo ure do sjelle shume turiste qe do kene deshire qe te vijne ne Velipoje dhe te shkojne ne Ulqin . Ja nje projekt i mrekulkueshem qe erdhi si pasoje e Ballkanit te Hapur

    Përgjigju
    • Portokall me limon: 08/06/2022 20:59

      Pse pa ballkan hapur nuk behej me marrveshje dy paleshe? Eshte korridori perendimor gjermani- greqi do bëhet edhe shengjin durres nga deti me 6 korsi nenujore

  • Tani: 08/06/2022 19:02

    Po shohim projekte kaq te Mira dhe investime qe do te cojne ne permiresimin e vendit tone. Bashkepunime te tilla kishte nevoje vendi yne

    Përgjigju
  • Megi: 08/06/2022 18:53

    Investim i duhur per vendin tone

    Përgjigju
  • Arber: 08/06/2022 18:50

    Projekte shume te nevojshme te cilat do e bejne vendin te jete me i zhvilluar

    Përgjigju
  • ema: 08/06/2022 18:48

    Ju lumte nje projekt shume i mire marrdheniet e mira qe keni mbajtur deri tani me shume shtete te tjera kane ndikuar pozitivisht tek interesat qe kemi si shtet

    Përgjigju
  • Alesio: 08/06/2022 18:42

    Nje super projekt fantastike nje projekt qe lidh shqiptaret nje projekt qe e ndimon shume ate aks pravo 2 qeverive ????????????

    Përgjigju
  • leticja: 08/06/2022 18:39

    Nje investim shume i mire dhe i rregullt qe do na sherbej shume

    Përgjigju
  • mandi: 08/06/2022 18:38

    nje projekt i bukur dhe teper domethenes per vendin pervec se i bukur por dhe i vlefshem sepse terheq turistet akoma me shume

    Përgjigju
  • rildi: 08/06/2022 18:37

    kjo ure do te ndikoje ne reduktimin e kohes per te shkuar ne nga nje zone ne tjetren

    Përgjigju
  • Anita: 08/06/2022 18:35

    Projekte kaq te bukura te cilat po finalizohen. Jam e bindur qe cdo gje do te shkoje me se miri. Dhe kjo ure do te lidhi dy vende dhe do te forcoje marredheniet

    Përgjigju
  • luis: 08/06/2022 18:35

    ky projekt qenka fantastik, jemi entuziaste dhe mezi presim te shikojme finalizimin

    Përgjigju
  • Klajdi: 08/06/2022 18:34

    Nji investim fantastik qe ndihmon shume per turizmin shqiptare dhe malazez

    Përgjigju
  • Elsa: 08/06/2022 18:32

    Nje investim fantastim qe do e coj turizmin ne tjeter nivel per mire gjithmon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share