TIRANE- Një i dënuar për trafik droge dhe i arrestuar pas shpalljes në kërkim nga Interpol, ka urdhëruar nga burgu, gjobitjen e një shitësi ambulant librash me shumën prej 100 mijë euro. Një konflikt i vjetër për shkak të një borxhi mes Fabian Shabës dhe E T, ka bërë që ky i fundit nga qelia të urdhërojë disa persona të tjerë, mes tyre dhe një taksist për marjen me anë të shtrëgimit, gjobëvënien të shumës prej 100 mijë euro.
Në këtë çështje janë përfshirë shtetasit Rubin Hoxha dhe Albert Zerani, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori tjetër i tyre, Ilir Hyseagolli. Për dy personat e parë ditën e djeshme është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Personat janë arrestuar nga policia, falë ndjekjes në terren me metodën e dorëzimit të kontrolluar. Ky dorëzim nuk është bërë për shkak se njëri nga personat e kapur, me profesion taksist ka kuptuar gjithçka pasi ka parë në zonë disa policë.
Plumbi në zarf
Në 13 dhjetor të vitit të kaluar, Fabian Shaba ka deklaruar në policinë e Tiranës makinën e ka parkuar në një zonë pranë qendrës së Tiranës dhe është larguar për një periudhë kohore prej 10 minutash. Pasi është kthyer në automjet ka gjetur një zarf, brenda të cilës gjendej një letër. Në tekstin e kësaj letre ishin dërguar mesazhe kërcënuese dhe, ndër të tjera, i kërkoheshin 100.000 euro. Gjithashtu, brenda zarfit gjendej edhe një fishek model 56, si edhe në fund të letrës gjendej një numër kontakti celular. Pasi ka parë përmbajtjen e letrës, kallëzuesi është paraqitur në Polici, ku ka ngritur dyshimet se dërguesi i saj mund të jetë shtetasi E.Tarja, i cili është i dënuar në burg për një vepër tjetër penale.
Operacioni
Më datë 8 janar 2014 kallëzuesit i mbërrin një sms ku i kërkohet të tregojë vendin e saktë ku ishte dhe të mos levizte pa i thënë ai. Autori i dyshuar i thotë të shkojë tek Mbikalimi i Kasharit fillimisht dhe më pas i thotë “për 5 minuta tek koncensionari”. Kallëzuesit i thuhet nga autori që shuma e eurove që ndërkohë kishte zbritur në 60.000 euro, duhej të ishte në një zarf dhe jo në çantë, të ishte i vetëm në këmbë dhe të mos kryente asnjë pyetje.
Kallëzuesi ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar tek vendi i treguar dhe ka pritur aty. Ndërkohë sherbimet policore morën masa për të ndjekur nga larg veprimet e “dorëzimit të sasisë monetare” me qëllim zbulimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar. Të gjithë bisedat në telefon janë përgjuar. Ndërkohë njëri nga autorët ka kuptuar rrethimin e policisë dhe ka bërë sikur s'kishte dijeni. Ndërkaq ditën e djeshme kanë rënë dy në pranga e një tjetër u shpall në kërkim.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com