Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte në rrjetin social “ Instagram” një fotografi ku duket së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi duke pirë verë.
Me këtë fotografi, kreu i ekzekutivit ka vendosur të urojë për vitin e ri të gjithë shqiptarët anembanë.
“Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij personale.
Sikurse mund të shihet, Thaçi është i veshur mjaft sportiv ndërsa Rama paraqitet i veshur në mënyrë formale, gjë që të bën të mendosh se takimi i tyre mund të jetë realizuar me shumë gjasa në shtëpinë e presidentit kosovar dhe se kryeministri i vendit mund të ketë në axhendën e tij edhe takime të tjera.