
Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, i ka cilësuar komentet e liderit turk, Erdogan për Hamasin si “të rënda dhe të neveritshme”.
Presidenti Erdogan tha më herët se grupi militant nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij, raporton Sky News.
Salvini tha se ai do t’i sugjeronte ministrit të Jashtëm të Italisë që ambasadori turk në vend të thirrej zyrtarisht lidhur me këto komente.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor








