Një person i dënuar për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar në Rinas. Bëhet me dije se gjatë ditës së mërkurë u arrestua 44-vjeçari Detar Lipo, në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit.

Lipo, banues në Leshnicë të Pogradecit është deportuar nga Hungaria. Ai u vu në pranga pasi Gjykata e Pogradecit, e ka dënuar me 4 vjet burg. Ai akuzohet se në 20 korrik të vitit 2007, ka plagosur rëndë shtetasin Th.B. në qytetin e Pogradecit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)