Në vlerësimin e Lakhdar Brahimit, Siria ka shkuar shumë larg dhe nuk mund të ketë fitues në këtë konflikt. "Në këtë moment dua të theksoj sa më fort të mundem se situata është shumë e keqe dhe po përkeqësohet. Nuk po përmirësohet. Sirianët në të dyja kampet thonë se nga momenti në moment do të fitojnë", u shpreh Brahimi.
Ai insiston se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe asnjëra palë nuk do të fitojë as tani dhe as në të ardhmen ndërsa përkeqësimi cënon edhe gjithë rajonin.
Ndërkaq, Amnesty International ka akuzuar forcat siriane se po ndërmarrin sulme diskriminuese kundër qytetarëve. "Civilët shumica e të cilëve fëmijë janë viktimat kryesore të fushatës së ndërmarrë nga ushtria siriane", thuhet në raport.
Amnesty thotë se në pjesën e parë të shtatorit është bërë një vëzhgim dhe rezultoi se ishin të vrarë 166 civilë përfshirë 48 fëmijë dhe 20 gra ndërsa janë plagosur qindra në disa qytete e fshatra.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)