‘I dashur Pinok’ vjen në Tiranë ekspozita e veçantë që ka ‘shëtitur’ botën

Nga kjo e enjte deri më 30 qershor, nis një rrugëtim i padëgjuar më parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ekspozita "I dashur Pinok".

Unike në llojin e saj dhe e kuruar nga Muzeu i-dizajnit ADI, ekspozita përkujton 140-vjetorin e edicionit të parë të kryeveprës së përjetshme të Carlo Collodi, "Aventurat e Pinokut - Historia e një kukulle".

E përshkruar si një ekspozitë ku imagjinata nuk njeh kufi fëmijë e të rritur, do të keni mundësinë të shohin interpretime novatore dhe artistike të frymëzuara nga përralla e pavdekshme e Pinokut.

"I dashur Pinok" është një lloj metafore edhe për dizajnin, sepse Pinoku lind nga një material, që ishte i destinuar të digjej, por u rikuperua dhe Xhepeto e transformoi në një produkt. Pinoku është një shembull i dizajnit të mirë: ka një cilindër për trup, një sferë për kokë dhe një kapelë konike. Me këtë ekspozitë duam të demonstrojmë edhe që nëse duam zhvillim të vazhdueshëm duhet  të vazhdojmë të përmirësojmë ekzistencën”, tha Antonella Andriani, Zv. Presidente e Shoqatës së Dizajnit Industrial (Adi).

Për të krijuar këtë ekspozitë e cila ka shëtitur disa vende, janë angazhuar 31 dizajnerë.

“Kemi thirrur 31 dizajnerë të njohur që punojnë në botën e dizajnit në sektorë të ndryshëm dhe që kanë bërë secili interpretime të Pinokut. Ekspozita ka udhëtuar nëpër botë dhe do të vijojë të shkojë në vende të tjera edhe pas Tiranës. Jam shumë e lumtur që të kemi këtë lidhje me Shqipërinë, një vend shumë afër Italisë”, tha  Andriani.  

Kjo ekspozitë pjesë e aktiviteteve të shumta të Javës Kulturore Italiane e organizuar në kuadër të javëve Kulturore Ndërkombëtare që po organizohen në vend nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

"Ekspozita pas Milanos ka qenë në Kosovë, e tani në Shqipëri, pastaj do të shkojë në Talin dhe në shumë qytete ndërkombëtarë. Është shumë bukur ta sjellim në javën dedikuar Italisë edhe për një element të gëzueshëm që ka kjo ekspozitë, që na bën ta shohim dizajnin në një mënyrë argëtuese dhe që sjell lumturi”, tha Alessandro Ruggera, drejtor i Institutit Italian të Kulturës.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi