Ish i dashuri sekret i princeshës Diana ka folur mbi një çështje që u mbajt e fshehtë për pesë vite.
Duke folur për kanalin australian Seven’s Sunday Night, James Hewitt ka rrëfyer nga shtëpia e tij në Anglinë jugperëndimore, mbi momentin kur ra në dashuri me princeshën.
Në një intervistë për 20-vjetorin e vdekjes së saj, ish lojtari i polos ka mohuar spekulimet se është babai i princit Harry, kur është pyetur për atësinë.
“A jeni ju babai i Harryt?”, e ka pyetur gazetarja australiane Melissa Doyle. “Jo, nuk jam unë”, ka thënë ish i dashuri i Dianës.
I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar për dekada, ai tha: “E bëjnë për të shitur gazetat”.
Princeshë Diana nisi një lidhje me Hewitt kur ajo i kërkoi që të bëhej instruktori i saj për kalërim në vitin 1986. Lidhja e saj sekrete doli në dritë si thashethem, teksa flitej për lidhjen e bashkëshortit të saj, princit Charles, me Camilla Parker- Bowles në atë kohë.
[gallery]21431[/gallery]
Marrëdhënia e tyre zgjati derisa ai shërbeu si komandant tanku në luftën e Gjirit në vitin 1991, dhe lidhja doli në media.
/Shqiptarja.com

FOTO