I dehur në timon duke bërë manovra të rrezikshme, arrestohet 27-vjeçari me makinë luksoze në autostradën Durrës-Tiranë! Hiqen 66 patenta, gjobiten 2356 shoferë

TIRANË- Ndonëse në një bilanc 1 javor ka pasur më shumë 16 mijë shoferë të gjobitur, këto shifra nuk kanë shërbyer për t'i ndërgjegjësuar! Sot mund të ishte regjistruar një aksident fatal në autostradën Durrës-Tiranë, por u parandalua falë qytetarëve që njoftuan Policinë Rrugore në kohë. Bëhet fjalë për 27-vjeçar që drejtonte makinën e tij luksoze në gjndje të dehur duke bërë manovra të rrezikshme. Fatmirësisht ai u arrestua dhe iu hoq patenta për 20 muaj.

"Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore të Tiranës, u bë e mundur konstatimi dhe parandalimi i ndonje ngjarjeje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, ku pas disa telefonatave të qyetarëve të ardhura në sallën operative të DVP Tiranë, se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe pas  testimit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi  J.V., 27 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.81/mg/l, i cili u arrestua në flagrancë dhe u ndëshkua edhe me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore", njofton Policia Rrugore.

Një tjetër rast, po aq i rëndë është regjistruar edhe në Fier - Vlorë, në aksin ku dhe ndodhi aksidenti tragjik, ku një 25-vjeçar po udhëtonte me shpejtësi 136 km/orë. Sikur kjo të mos mjaftonte, atij i kishin hequr patentën se ishte kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, dhe për këtë kishte marrë një patentë angleze të falsifikuar. Kjo "gjetje" e tij i kushtoi shtrenjtë, pasi iu hoq patenta përfundimisht si dhe u procedua penalisht për falsifikim të dokumenteve.

"Ndërsa në rrugën intreurbane Fier - Vlorë, nga  njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar një drejtues mjeti që drejtonte mjetin me shpejtësi 136 km/orë dhe drejtonte mjetin me patentë të pezulluar për pije alkoolike dhe përdorte një patentë angleze të falsifikuar. Drejtuesit të mjetit tip "Ford Focus",  shtetasit K. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, iu hoq patenta përfundimisht si dhe u procedua penalisht për falsifikim të dokumenteve", thuhet në njoftim.

Nisur nga aksidentet e shumta të regjistruara së fundmi, janë rriktur kontrollet e policisë që janë përkthyer dhe në më dënime. Në total janë hequr 66 patenta si dhe janë ndëshkuar 2356 shoferë.

"Ndërkohë në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan, janë evidentuar nga radari  shpejtësi qe varionin nga 158 km/orë deri në 175 km/orë. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë", përfundon Njoftimi i Policisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 03/07/2021 19:35

    duhet te dalin emrat. kriminele te tille nuk duhen mbajtur sekret per publikun ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut