I dehur në timon, nuk i ndalon policisë, shkakton aksident gjatë ndjekjes! Arrestohet 35-vjeçari, iu gjet edhe kanabis me vete (VIDEO)

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i cili ka rrezikuar jetën e qytetarëve në rrugë për shkak të gjendjes së tij të dehur në timon. Blerim Allaraj, 35 vjeç, po drejtonte makinën në gjendje të dehur duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Kjo ka bërë që policia të ndalojë atë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë për t'u larguar. Kjo arratisje e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është aksidentuar me një automjet tjetër në lëvizje, pak metra më tutje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

Pas arrestimit, 35-vjeçari iu bë testi i alkoolit i cili rezultoi 0.66 mg/l  nga 0.2 që lejohet. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël kanabis.

Në përfundim të veprimeve 35-vjeçari do gjykohet për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës