Një 46-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, shkaktoi një aksident. Policia bën me dije aksidenti u regjistrua në lagjen nr. 10, Durrës, ku 46-vjeçari me inicialet U. K., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara, e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sikurse shihet edhe nga videot e siguruara nga "Report TV", automjeti i 46-vjeçarit është përmbysur në rrugë pas përplasjes, ndërsa vetë ai, fatmirësisht, ka shpëtuar me vetëm disa dëmtime të lehta.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.