I dehur në timon tenton të korruptojë policët me 5.000 lekë, prangoset në vend (VIDEO)

Një 59-vjeçar ishte i dehur në timon kur është ndaluar nga policia në Berat. Pasi i kanë bërë testin, 59-vjeçari ka ka tentuar të korruptojë me 5.000 lekë por është arrestuar në vend.

Njoftimi i policisë Berat

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Gjatë shërbimit, punonjësit e Policisë Rrugore, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të ish-kombinatit, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Opel, me drejtues shtetasin B. V. Pasi testimit me aparatin Drager, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.12 mg/l.

Për t’iu shmangur procedurave të mëtejshme ligjore, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë 5000 lekëshe.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi B. V., 59 vjeç u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?