Pavarësisht kontrolleve të shtuara në rrugë, sërish duket se nuk ka një ndërgjegjësim nga shoferët në vend, ku çdo ditë gjobiten me dhjetëra prej tyre, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Me një njoftim për media, Policia Rrugore bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 10 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Ndërkohë, në rrugën Velipojë-Shkodër, ka qenë telefonata e një qytetari që ka parandaluar një ngjare të mundshme rrugore me pasoja për jetën në Shkodër. Ai telefonoi Policinë dhe raportoi se një automjet tip "Ford" kryente parakalime të rrezikshme, shërbimet e Policisë Rrugore bënë të mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur "Harku i Berideces". Pas testimit për alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H. rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.62 mg/l dhe u arrestua në flagrancë.
Po ashtu është goditur edhe një tjetër rast i mitëdhënies, ku një 38-vjeçar me inicialet A. A., banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin "Audi", me xhama të riveshur, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, shumën 1500 lekë, për të shmangur masën administrative.
Policia Rrugore bën me dije se gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej edhe 38 leje drejtimi, nga të cilat 25 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1707 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Kukës/ Me drogë dhe armë të ftohta në makinë, arrestohen 2 të rinjtë!
20 Dhjetor, 11:02
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 12:18
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor, 15:44
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor, 15:14
-
Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)
17 Dhjetor, 12:12
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor, 10:40