Një 43-vjeçar me inicialet J. M është arrestuar në Kukës pasi është konstatuar nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është banues në Shishtavec, ndërsa u ndalua nga policia teksa ishte duke drejtuar në Kukës mjetin tip 'Mercedes-Benz'.
Ndërkohë dy adoleshentë të moshës 16 dhe 17-vjeçare, njëri banues në Kukës dhe tjetri në fshatin Tregtan janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi, patentë.
Në të gjithë qarkun e Kukësi në 24 orët e fundit janë pzulluar dy leje drejtimi, ndërsa janë vendosur 41 gjoba për shkelje të ndryshme.
Komento