I dënuar me 11 vite burg për mashtrim, i riu kapet 'mat' në kufi

I dënuar me 11 vite burg për mashtrim, i riu kapet 'mat' në kufi

Pika Kufitare e Morinës

Një person i dënuar me 11 vite burg është ndaluar sot në Pikën Kufitare të Morinës. Në pranga ka rënë shtetas Arban Kishta, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr.870, datë 23.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal. Shtetasi Arban Kishta, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave