DURRËS- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit ka rënë në pranga.
Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Eduart Stafhasani. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Komento