I dënuar me 15 vite burg për pedofili, arrestohet Italiani në Tiranë (FOTO+EMRI)

TIRANE - Italiani Masimilliano Croce është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për krime ndaj të miturve dhe pedofili. 45-vjeçari Masimilliano Croce është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Romës, pasi kur ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës, ka abuzuar seksualisht me ta.

Policia shqiptare ka shkëmbyer informacion me autoritetet italiane për 45-vjeçarin e shpallur në kërkim dhe më pas e kanë lokalizuar atë në një banesë në periferi të Tiranës. Ai kishte marrë me qira një banesë dhe fshihej aty për t'i shpëtuar arrestimit.

Italiani i arrestuar në Tiranë për pedofili, Masimilliano Croce

Detajet e operacionit u bënë të ditura gjatë një konference të përbashkët për shtyp nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Edi Merkaj dhe Vicenzo Calabrese - përfaqësues i Drejtorisë Qendrore Kriminale në policinë italiane. 

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014  ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës. Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike  të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej  më shumë se 4 vitesh.Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve.

 Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Edi Merkaj

Ndërkohë Vicenzo Calabrese - përfaqësues i Drejtorisë Qendrore Kriminale në policinë italiane, ka vlerësuar operacionin për arrestimin e Masimilliano Croce

Deklarata e plotë: 

Jam sot këtu në këtë deklaratë për media së bashku me kolegët e mi nga Policia italiane, për t’ju bërë më dije një tjetër operacion të përmbyllur me sukses:  Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e përbashkët me Policinë italiane duke arrestuar në Tiranë një shtetas italian, i cili ishte i dënuar nga gjykata atje për krime ndaj të miturve. 

Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Interforcës pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri. Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane.

Shtetasi i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur. Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 - 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh. Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve.

Policia e Shtetit është e angazhuar ndërkohë që prej mesit të muajit Shtator, siç jeni njohur, në një operacion të gjerë për kontrollin e territorit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Mbi 300 persona me precedentë dhe të skeduar janë arrestuar për disa javë në këtë kuadër, mes tyre mbi 160 vetë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Policia e Shtetit gjen rastin të përsërisë apelin për çdo qytetar të kontribuojë për rritjen e parametrave të sigurisë, mbrojtjen e rendit, qetësinë publike, respektimin e ligjit nga të gjithë, për vendosjen e autoritetit të shtetit duke telefonuar për çdo problematikë në numrin falas 112.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja