Një 55-vjeçar, i identifikuar si Hashim Isufi, i cili rezultonte person në kërkim ndërkombëtarë pasi ishte dënuar me 18 vite burg, është arrestuar ditën e sotme në Selanik të Greqisë.

Isufi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë 18 vite më parë, e kishte dënuar këtë me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në vitin 1998 në fshatin Ferraj, Tiranë Hashim Isufi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të një personi me inicialet L. V, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë.

Isufi i është afruar shtetasit të plagosur dhe ka tentuar ta qëllojë përsëri, por i është bllokuar arma e zjarrit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kapja dhe arrestimi i tij në Selanik u bë për qëllim ekstradimi në Shqipëri

Njoftimi i plotë i policisë:

Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet në Selanik të Greqisë një shtetas shqiptar i denuar me 18 vite burg.

Më datën 31.10.2017, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur kapja dhe arrestimi në Selanik/Greqi i shtetasit shqiptar:

Hashim Isufi, 55 vjeç, banues në Ferraj, Tiranë.

Shtetasi Hashim Isufi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 278 datë 04.05.1999 e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 78-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 05.03.1998, rreth orës 17:00, në fshatin Ferraj, Tiranë shtetasi Hashim Isufi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit L. V, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë.

Shtetasi Hashim Isufi i është afruar shtetasit të plagosur dhe ka tentuar ta qëllojë përsëri, por i është bllokuar arma e zjarrit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kapja dhe arrestimi i tij në Selanik u bë për qëllim ekstradimi në Shqipëri

Redaksia Online
J.S hShqiptarja.com