I dënuar me 12 vite burg, ndahet nga jeta Gate Mahmutaj, ish kreu i grupit kriminal në Lazarat! U arrestua në super operacionin e policisë të vitit 2014

I dënuar me 12 vite burg, ndahet nga jeta Gate Mahmutaj, ish kreu i grupit kriminal në Lazarat! U arrestua në super operacionin e policisë të vitit 2014

Gate Mahmutaj

LAZARAT-Është ndarë nga jeta Razip Mahmutaj, i njohur ndryshe edhe Gatja e Lazaratit, i dënuar me 12 vite burg si pjesë e dosjes "Lazarati". Ai ka ndërruar jetë në banesën e tij në Lazarat nga ku ishte dërguar tre ditë më parë nga vendi i vuajtjes së dënimit pikërisht për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Razip Mahmuti u arrestua nga forcat RENEA ne aksionin antikanbis ne Lazarat në qershorin e 2014. 

Pas një beteje treditore me artileri dhe snajpera, pas shumë ultimatumesh dhe thirrjesh, më në fund është dorëzuar në polici, Gate Mahmutaj, i konsideruar nga Ministria e Brendshme si koka e kartelit të drogës dhe rezistencës së armatosur. Gate Mahmutaj, një nga personat më të kërkuar nga policia, është vënë në prangat pas negociatave me uniformat blu. Mahmutaj ishte një nga personat më të kërkuar të policisë, pasi akuzohej se ka qëlluar mbi policinë, ndërkohë që në banesën e tij janë gjetur bimë kanabisi. 

Razip Mahmutaj, datëlindja 1968, lindur dhe banues në Lazarat të Gjirokastrës, është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datën 17. 05. 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit.  Ky shtetas ka qëlluar më armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë të cilët patrullonin aksin e sipër përmendur. Për këtë  prokuroria pati kërkuar 28 vite burg, gjykata ka vendosur 23 vite e ndërsa ka bërë vetëm 1 muaj burg. 20 gusht të  vitit 2004 Razip Mahmutaj hap breshëri mitolozi  ndaj helikopterit të Interforcës Italiane që monitoronte me pajisje të specializuara, filmime dhe fotografime apo skanime të territorit të Lazaratit për drogë.

Breshëritë e një mitralozi për pak se nuk e rrëzuan helikopterin me ekuipazh italian dhe specialistë shqiptarë të Antidrogës. Mjeti fluturues u shpua në tre vende, po për fat të mirë pa të lënduar. Kurse nga të shtënat e vetë banorëve u plagos në këmbë edhe një grua e fshatit prej plumbi qorr.

Në atë kohë, ministër i Rendit, Igli Toska, nuk do të kursente këtë incident. Duke ngritur shqetësimin se Lazarati ishte kthyer në një bastion droge e trafiku, informoi ambasadat e huaja për gjendjen dhe kërkoi hetime për zbulimin dhe arrestimin e autorëve me çdo kosto.

Ndërkohë që opozita e asaj kohe nisi të kritikonte Toskën për ndërhyrjen në Lazarat dhe përgatiti një protestë kundër tij.  Një muaj pas incidentit, më 27 shtator 2004, dy skuadra speciale të RENEA-s, në sekret të plotë dhe operacion spektakolar, depërtuan në fshat me sukses të plotë. Lokalizuan në një prej lokaleve të dyshuarin Razip Mahmutaj, një i dënuar në mungesë me 22 vite burg nga Apeli për vrasje, por edhe i identifikuar si njeriu që për pak sa nuk rrëzoi helikopterin italian me plumba.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koti: 20/10/2021 12:45

    Gate, ishalla ne gaten e duhur per at dynja, boss ishe sic polon! Elhamdyrlah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës