I dënuar me 20 vite burg
ekstradohet nga Zvicra shqiptari

Një shqiptarë i dënuar me 20 vite burg për tentativë vrasj eështë ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313. Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër ishte dënuar me datë 3 shtatorë nga Gjykata e Apelit Shkodër për dy vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim:Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03.10.2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq