VIDEO/ Arrestohet në Durrës Alket Hatija, 'Zoti i drogës' u kap në hotel! Bashkëpunoi me 40 trafikantë për të çuar heroinë nga Shqipëria në Itali

DURRËS- Alket Hatia, 50 vjeç, i njohur edhe në nofkën “Zoti i Drogës” u arrestua nga policia në një hotel në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim pesë vite më parë me qëllim ekstradimin në Itali.

Policia njoftoi finalizimin e aksionit të koduar “International”, për kapjen e të dënuarit me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha. Burimet e policisë, thanë se Alket Hatia, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar për “Trafikimi të lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë gjatë periudhës 2003-2004, për aktivitetin e shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. Kjo nuk është hera e parë që 50 vjeçari arrestohet në Shqipëri, pasi iu vendosën prangat edhe në vitin 2017, mbi bazën e urdhrit të kërkimit nga autoritet italiane, me qëllim për t’u ekstraduar në Itali.

Në 5 mars të vitit 2018, Gjykata e Durrësit refuzoi kërkesën për ekstradimin e Alket Hastisë, dhe i hoqi masën e sigurisë arrest me burg. Vendimi shkaktoi një precedent që u debatua gjatë dhe u bë shkak për kërkesat për hetimin e gjyqtarëve që dhanë vendimin. Ndërkohë që i akuzuari si bos droge rifitoi lirinë dhe nuk u gjet më nga policia, në gjykatat shqiptare që shpesh kundërshtonin njëra-tjetrën, vijoi betejën për të mos u ekstraduar në Itali.

Sipas autoritete italiane vetëm gjatë viteve 2003-2004, “Zoti i Drogës” ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Për herë të parë ai u arrestua në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.

Ai rifitoi lirinë në 23 dhjetor 2014. Pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit të dhënë në Shqipëri, për të njëjtin aktivitet kriminal është dënuar nga gjykatat italiane me 20 vjet burgim ku autoritet italiane kërkuan arrestimin në vitin 2017 me qëllim ekstradimi. Më 5 mars 20218 Gjykata e Durrësit, vendosi mospranimin e kërkesës dhe refuzimin e ekstradimit dhe heqjen e masës së sigurimit personal “Arrest me burg”.

Prokuroria bëri ankim dhe Apeli i Durrësit, më 14 qershor 2018, la në fuqi vendimin e Gjykatës Durrës për refuzimin e ekstradimit. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila prishi vendimin e Apelit dhe e ktheu çështjen për rishyqrtim në Apelin e Durrësit me një tjetër trupë gjykuese. Më 20 prill 2021, gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe lejimin e ekstradimit por kësaj radhe Alket Hatia e dërgoi çështjen në gjykatën e lartë. Kjo e fundit më 7 shtator 2021, vendosi mospranimin e rekursit. Zoti i drogës e dërgoi këtë vendim në Kushtetuese ku sërish kërkesa e tij u rrëzua dhe në datën 31 janar 2022, u la në fuqi ekstradimi drejt Italisë.

1693400130_alkethatija.jpg

 

Alket Hatija

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 31/08/2023 08:01

    Sipas artikullit u denua me 10 vjet burg ne shqiperi ne 2010 dhe doli nga burgu ne 2014, nderkohe qe italia i ka dhene 20 vjet burg. Vetem 4 vite burg ka bere ky deri tani?

    Përgjigju
  • mirko: 30/08/2023 16:42

    shqipot qe kujtojne se mund ti fshihesh te kaluares pafundessisht ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?