Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundështon vendimin e dhënë në 31 tetor të vitit të kaluar ku Gjykata e Apelit të Tiranës e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg.
Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Ai i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj dhe se Haxhia ishte gjendur rastësisht pranë vendit ku ndodhi vrasja.
Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.
Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.3%
-
Jo
60.8%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 332
Lajme të tjera
-
Bashkim, por me kë, për çfarë?!
3 Qershor, 20:13
-
Mero Baze: Për ata që e duan Berishën 'kryetar nderi'
3 Qershor, 19:31
-
Agalliu: PD të plotësojë vakancat! Nuk duam individ me të shkuar të errët, Berisha fatkeqësia e jona, të reflektojë e të lërë demokratët të bëjnë zgjedhje
3 Qershor, 18:47
-
Deklaratat e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Berisha: Iu përvesh Kurtit për të mbojtur Vuçiçin! Mendon se do krijojë mëshirë perëndimore për veten
3 Qershor, 18:23
-
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, familjarët bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë
3 Qershor, 13:33
-
Berisha tentativa bashkimi me Bardhin e Tabakun, Karaj: Shkak se janë grupe interesi! Haklaj: Do të marrë vulën, ujërat i trazoi Basha
2 Qershor, 18:36
-
Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002, 'Ligjet' japin 'OK’, kërkohet mendimi i qeverisë, Partia e Lirisë hesht
2 Qershor, 18:04
-
Lirimi i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg
2 Qershor, 14:48
-
Këshilla e fundit e Manjanit për demokratët dhe Berishën: Pse duhet të themeloni urgjentisht një parti e re
2 Qershor, 14:14
-
Veliaj e paditi për shpifje, shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës
2 Qershor, 13:54
-
PD, si kazino politike
2 Qershor, 13:41
-
14 Maji/ Berisha: Në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative! Në Tiranë 15% e votuesve ishin zgjedhës shëtitës
2 Qershor, 12:36