Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet Izet Haxhia me 21 vite burg si bashkëpunëtor në krim! Ish-truproja kërkoi Berishën në gjyq, nuk dëshmoi kurrë

TIRANË-Izet Haxhia do të vuajë përfundimisht 21 vite burg. Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë. Gjykata e Tiranës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Për drejtësinë shqiptare Izet Haxhia është bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 1998-ën, duke e dënuar me 21 vite burg. Në Apel prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg ndërsa Haxhia kërkoi shpalljen i pafajshëm. Vendimi i sotëm është marrë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Marsela Dervishi dhe anëtarë Alma Ahmeti dhe Ornela Naqellari.

Ky ishte procesi i dytë ndaj Haxhisë. Më herët ish-truproja i Sali Berishës, u dënua në mungesë me 25 vite burg. Prej vitesh i arratisur në Turqi, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit pasi pranoi t’i dorëzohej autoriteteve shqiptare, edhe pse Turqia rrëzoi disa kërkesave ekstradimi nga pala shqiptare.

Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.

Drejtësia ftoi në këtë proces të ishin edhe familjarët e ish-deputetit në pozicionin e trashëgimtarëve të viktimës, por ata zgjodhën të braktisin procesin dhe nuk u përfaqësuan as me avokat.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 01/11/2022 07:32

    Mir ti behet njeri me te poshter e me kafsh se ky nuk ka. Sa e sa njerz ka marr me qaf ky ne kohen e tij . Atje ne burg ti q... motra

    Përgjigju
  • Iris: 01/11/2022 00:39

    Nuk ke se c'thua per kete proces kur shikon //interesimin// e vet familjes se viktimes,eshte tragji-komike.Azemi u be viktime e Kanunit dhe nuk me vjen keq per asnje qe u ngaterua ne kete histori,secili e pagoi ne nje menyre ose ne tjetren per ment e kokes,disa i vune krahun dheut,disa u mbyllen ne burg,pjeserisht per mendesi te mykura,pjeserisht per besnikeri prej qeni.S.d.q.Izetit ka per t'ju njohur paraburgimi qe nga 2018 dhe nuk do te ishte keq qe te hidhte ne gjyq gjykaten per mosthirrjen e Berishes,jo se me vjen keq per Izetin,por mendoj qe i eshte shkelur nje nga te drejtat themeltare per te kerkuar drejtesi dhe daljen ne drite te se vertetes.Sic duken punet,kjo ceshtje ka per te perfunduar ne Strasburg.

    Përgjigju
  • Beni: 31/10/2022 20:48

    Organizatoret dhe ata qe u bene shkak per vrasjen e Azemit jane te lire dhe kane bere para te madhe ! Haklajt jane ne dhe,dhe Haxhiajt ne burg !

    Përgjigju
  • Une: 31/10/2022 17:29

    Kshu perfundojne te gjithe shermbetoret e verbuar te Saliut.. Izet Haxhia truproja e Sali mortjes me 97 qe bente si kafshe neper rruget e Tiranes duke ju rene ne qafe njerezve.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 31/10/2022 15:23

    Izet Haxhia ta çojë në Gjykatë të lartë dhe nëse edhe atje lënë në fuqi vendimin ta ankimojë në Strasburg, qoftë edhe vetëm për faktin që nuk iu plotësua kërkesa për thirrjen e Berishës si dëshmitar.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/10/2022 15:01

    Izet të befshin mire!

    Përgjigju
  • Fshati: 31/10/2022 14:57

    Izet Haxhia fatekeqesisht nuk eshte perpjekur kurre per te fituar pafajsine. Ai, nga urrejtja ndaj Berishes nuk ka shikuar me large se hunda e tij. Qellimi i tij i vetem ka qene denimi i Berishes jo pafajsia e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit