Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Elbasan, pasi rezultonte i dënuar me 3 vite burg. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Fjodor Berati.
Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 10.04.2019, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", në ambient publik dhe "Prishja e qetësisë publike";
Gjykata e Kukësit, me vendimin e datës 05.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Keqtrajtimi i të miturit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.