VLORË- Ardian Braka, 52-vjeç është arrestuar ditën e sotme në lagjen “28 Nëntori" të Vlorës pasi ishte i shpallur në kërkim.
52-vjeçari kërkohej pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento