Një 36-vjeçar nga Kavaja është arrestuar të mërkurën në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për heqje lirie dhe prostitucion.

Klodian Lila ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës e ka dënuar me 3 vjet burg për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucion”.

Në vitin 2019, Klodian Lila kreu marrëdhënie seksuale me një grua pa dëshirën e saj kundrejt një pagese, në automjetin e kësaj të fundit të cilin e kishte marrë peng.

Klodian Lila është arrestuar në vitin 2015, pasi dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me një 13-vjeçareKavajë.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë në rrugën “Shefqet Musarai” në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.