Agron Velaj, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Vlorës, është arrestuar së fundmi nga policia në zonën e Novoselës. 42-vjeçari është vënë në prangat e policisë falë operacionit të koduar 'Novosela' si rrjedhojë e informacioneve në rrugë operative.
Velaj rezulton i dënuar me 6 vite pasi është shpallur fajtor për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim. Në 2015 në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg)
42-vjeçari ishte banues në fshatin Mifol të Vlorës.
Komento