Marko Bushi, 46-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Decision’, në rrugën "Haxhi Dalliu", u bë kapja dhe ndalimi 46 vjeçarit, banues në Tiranë.     

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.