TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. I arrestuari është Ilmi Demiraj,  42 vjeç,  lindur në Krujë dhe banues Tiranë. Ai u kap në rrugën 'Teodor Keko' në kryeqytet ndërsa nga drejtësia italiane ishte dënuar me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po  vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.