I dënuar me 8 vite burg nga Gjykata Italiane, arrestohet në Lezhë 32- vjeçari me dy emra

I dënuar me 8 vite burg nga Gjykata Italiane, arrestohet në Lezhë 32- vjeçari me dy emra

 Lezhë- Një 32-vjeçar me dy emra dhe dy mbiemra ka rënë në prangat e Policisë ,i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.Pas arrestimit 32 vjeçari do të ekstradohet në Itali

Njoftimi i policisë:

''Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.''

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin