I dënuar me burg në Zvicër, arrestohet 45-vjeçari nga Kosova në Morinë

I dënuar me burg në Zvicër, arrestohet 45-vjeçari nga Kosova në Morinë

Foto ilustruese

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar 45-vjeçarin Skënder Murtezin nga Kosova me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës.

Sipas uniformave blu, Skënder Murtezi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar me 2 vite e 9 muaj burg nga drejtësia zvicerane për veprën penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat  penale "Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur". Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Zvicër, pasi Gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat  penale "Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur",  parashikuar nga legjislacioni penal i Zvicrës.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës