Pas verifikimeve të bëra Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka plotësuar vakancat me anëtarë të Këshillave Bashkiakë duku u dhënë mandatin për Bashkitë Belsh, Shijak, Rrogozhinë, në Kurbin, në Sarandë, në Has dhe 3 anëtarë të PSD në Lezhë.
KQZ refuzon kandidaturën e PDIU për anëtarin e Këshillit Bashkiak në Shijak Qazim Bici. Pas verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Bici rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë 6 vjet burg në Itali për trafik droge në vitin 2001. Bici në vetë deklarimin e bërë nuk kishte treguar 3 emrat e tjerë si Ardian Harukaj, Gëzim Shala dhe Fabrizio Albartini që kishte përdorur për të bërë trafik.
ANËTARËT QË MORËN MANDAT
Këshilltar i bashkisë Belsh Erjon Qafa për PS
Këshilltar i bashkisë Shijak Mimoza Xhihani PS
Këshilltar i bashkisë Rrogozhinë Merlin Saraçi PD
Këshilltar i bashkisë Lezhë Elton Bilani PSD
Këshilltar i bashkisë Lezhë Argert Përkola PSD
Këshilltar i bashkisë Lezhë Erin Gjoni PSD
Këshilltar i bashkisë Kurbin Hilmi Vuthaj PR
Këshilltar i bashkisë Sarandë Indi Rrapaj PAAK
Këshilltar i bashkisë Has Shefqet Dauti PS
Duhet te ndryshohen ligjet. Krimet si droga duhet te te reflektojne realitetin si vlera ne shoqerine e rilindur ramiste. Te paimpliluarit duhet te penalizohemi si deshtake qe sdine te bejne kokerr leku.
Përgjigju