Një 30 vjeçar është vënë në pranga të policisë në Fier, pasi është dënuar për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe vjedhje me dhunë.
Policia njofton se është arrestuar Izmir Krasniqi, banues në Fermë Çlirim, Fier, i dënuar me 14 vite burg në Itali.
Izimir Krasniqi së bashku me një grup shqiptarësh rrahën për vdekjen në Itali një shtetas maroken. Ngjarja ndodhi në vitin 2016 ku ne mes të rrugës Borgomasino, në Torino shqiptarët masakruan me grushte e shkelma Said Wahdoud 24 vjeç.
Pas hetimeve ndaj 6 shqiptarëve, të akuzuar si autorë të rrahjes me pasojë vdekjen e një 24-vjeçarit, gjykata italiane dënoi Ogert Rakipaj me 16 vite e dy muaj burg, ndërsa Izmir Krasniqi, Redion Rakipaj, Naim Vargu ddhe Bojken Zeqo, janë dënuar me 30 vjet burg.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.