I dënuar me burgim të përjetshëm, shqiptari arrestohet në aeroportin gjerman

I dënuar me burgim të përjetshëm, shqiptari arrestohet në aeroportin gjerman

Foto ilustruese

Gjermani-Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit.

Shqiptari është ndaluar të martën e 24 shtatorit teksa po i verifikohej identiteti pas zbritjes nga një fluturim i ardhur nga Prishtina.

Sipas kontrolleve të kryera rezultoi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai ndodhej në burg deri në janar 2023 ku thuhet se është arratisur, ndoshta pas një leje të marrë, raporton media gjermane Bild.

Gjykata e Nürtingen në Gjermani urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim, deri në vendimin për ekstradimin apo jo drejt Greqisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak